18 Janar 2025

Kosova është shembull i mirë në rajon për progresin që ka bërë

Prishtinë, 20 shtator - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti Francez i përbërë nga Senatori Jean-Pierre Michel dhe Senatori Patrice Gerald, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të grupit të miqësisë Francë-Kosovë, të cilët ishin të shoqëruar nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Zëvendëskryeministri Kuçi fillimisht i falënderoi senatoret francezë për vizitën e tyre në Kosovë dhe për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon të japë, sidomos nëpër proceset në të cilat po kalon Kosova.

Senatoret francez kanë thënë se kanë vëzhguar situatën në Kosovë tashmë një kohë të gjatë dhe mendojnë që Kosova është shembull  i mirë në rajon për progresin që ka bërë.

Në takim është biseduar edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kosovë, ku lidhur me këtë senatoret francez thanë se presin implementimin e kësaj marrëveshje dhe daljen në zgjedhje të serbëve në mënyrë që ata të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës.

Ministri Kuçi tha se Republika e Kosovës ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë vlerat e demokracisë dhe paqes, duke premtuar kryerjen e gjitha obligimeve të dedikuar për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Me tej, Ministri Kuçi ka njoftuar senatoret për veprimet e institucioneve të Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit, krijimin e infrastrukturës ligjore moderne dhe me standarde ndërkombëtare, pavarësinë e gjyqësorit etj.

Është biseduar edhe për mundësin e anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Ndërkombëtare të Juristeve, thellimin e bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës dhe atij francez dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të universiteteve të Kosovës dhe atyre të Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)