Kosova e vendosur në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit
Prishtinë, 25 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja .
\"Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit. Kemi miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovë që tu bashkohen luftërave të huaja dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm\", ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij dërkaq, fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët. Njëherësh, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova.
Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.