21 Janar 2025

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë projektin për diplomaci dixhitale

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë, dhe British Council do të nënshkruajnë sot një Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Projekti për diplomaci dixhitale - Shqipëria Dixhitale dhe Kosova Dixhitale”.

Objekt i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është vendosja e një partneriteti midis katër palëve të sipërpërmendura në jetësimin e projektit gjegjës. 

Me këtë memorandum, palët synojnë, mes tjerash, të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë dhe Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe për promovimin e imazhit të tyre përmes diplomacisë dixhitale, si dhe të angazhojnë të rinjtë si një faktor kontribues në forcimin e imazhit të shteteve të tyre përkatëse.

Memorandumi mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë me një grant me vlerë deri në 300,000 euro, që do të përdoret për projekte të përbashkëta të dy ministrive.

Memorandumi do të nënshkruhet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, dhe zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Halil Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)