Kosova e Shqipëria janë një shtet, e kanë një popull
Prishtinë, 23 dhjetor - Profesor Rexhep Qosja ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete jo të dy popujve po të një popullitë popullit shqiptar, që një ditë pashmangshëm do të bëhet një shtet.
Qosja duke u ndalur te marrëdhëniet e sotme Shqipëri-Kosovë, thotë se ato vazhdojnë të jenë marrëdhënie kryesisht të thjeshta, të varfra, pa bashkëmarrëveshje thelbësore, pa marrëdhënie në disa fusha, pa të cilat marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëhen të rëndësishme.
Po marrëdhëniet e sotme Shqipëri-Kosovë vazhdojnë të jenë marrëdhënie kryesisht të thjeshta, të varfra, pa bashkëmarrëveshje (komunikim) thelbësore, pa marrëdhënie në disa fusha, pa të cilat marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëhen të rëndësishme, prandaj as thelbësore, të pasura sa do të duhej të ishin. Janë edhe më tej të varfra, dëshpërueshëm të varfra marrëdhëniet në fushat e ekonomisë, të tregtisë, të arsimit, të kulturës, të shkencës.\"
\"Në fushën e shkencës këto marrëdhënie janë aq të pakta sa mund të quhen të sabotuara. Pse janë të tilla këto marrëdhënie? Sepse përcaktohen prej atij lloj atdhetarizmi që Faik Konica e quante atdhetarizëm i mëhallës. E kur atdhetarizmi lokal bëhet histori e provincializuar dhe politikë fshatare, e thotë një mendimtar anglez, atëherë rezultat i saj është komedia më e thjeshtë.\"
\"Po si duhet të jenë, si duhet të pasurohen marrëdhëniet Shqipëri Kosovë sot duhet të diskutohet në mënyrë të organizuar, në ndonjë organizim shkencor, në të cilin do të jenë njerëz të politikës, të shkencës, të kulturës, të ekonomisë, ka thënë Qosja.
Ai i sheh të pavend akuzat që ju bënë kryeministrit Rama për shfaqjen e fotografisë së Enver Hoxhës në varrezat e dëshmorëve.
Sipas tij, ish-kryeministri tregon se shumë nga zyrtarët e sotëm shqiptarë nuk janë liruar prej mentalitetit komunist.
E ndërsa e gjykon poshtërues për shqiptarët krahasimin që i bëri Sali Berisha ish-diktatorit me Hitlerin, ai kritikon madje edhe deputeten e Partisë Demokratike Mesila Doda. Kjo e fundit, i sugjeroi publikisht Ramës të kërkojë falje për shfaqjen e portretit të udhëheqësit komunist në Festën e Çlirimit.
Në pjesën e dytë të intervistës për Gazeta Shqiptare, akademiku nuk lë jashtë vëmendjes as takimin e kryeministrit Rama me lobuesit amerikanë Patton Boggs apo marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me Greqinë e Turqinë.
Nga ana tjetër, sa i takon marrëdhënieve me Beogradin, ai e këshillon Ramën që të mbështetet në mendimet e një numri më të madh njerëzish, të një grupi a këshilli, i përbërë prej historianësh, studiuesish të disa fushave shkencore, politikanësh, publicistësh me dije historike e me përvojë politike.