16 Maj 2025

Kosova e Shqipëria gati të bashkëpunojnë me vendet e rajonit

Prishtinë, 13 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Dy kryeministrat, mbajtën edhe një takim bilateral mes dy kabineteve qeveritare, me qëllim të bashkërendimit dhe thellimit të bashkëpunimit qeveritar në mes të dy shteteve tona.

Gjatë vizitës së sotme të Kryeministrat Thaçi dhe Rama, i vlerësuan si të shkëlqyeshme marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe shprehën gatishmërinë që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tutje, në të gjitha sferat.

Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij, Hashim Thaçi theksoi se të dy vendet janë gati të bashkëpunojnë me vendet e rajonit.

“Gati t’u shtrijmë dorën e bashkëpunimit fqinjëve në rajon. Marrëveshja Kosovë-Serbi ka përmbyllur historinë e përgjakshme në ish-Jugosllavi”, u shpreh Rama.

Ai duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet për gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe për marrëdhëniet e fundit Kosovë-Maqedoni dhe Shqipëri-Greqi, tha se politika e jashtme shqiptare nuk do të ketë probleme me asnjë nga vendet fqinjve.

“Ne do të bëjmë çmos që të garantojmë dinjitet dhe respekt të të gjithë shqiptarëve në rajon... Unë nuk besoj as tek politika e kundërvënieve as tek peri i lëshuar shumë. Me sa jam në gjendje të shoh në rajon e vërteta është ndryshe.... Për shqiptarët është momenti më i mirë i historisë dhe jetës së tyre në rajon”, tha Rama.

Në vizitën bashkë me 13 ministra të kabinetit qeveritar, Rama ka shprehu vlerësime për progresin e arritur nga shteti i Kosovës. “Unë e shoh Kosovën sot si një shtet 5 vjeç që ka çka t’i mësoj shumë shtetit 101 vjeçar”, tha Kryeministri i Shqipërisë.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se, vizita e tij në Kosovë si Kryeministër i Shqipërisë është një kapitull i ri bashkëpunimi për të çuar përpara procesin e harmonizimit të interesave të përbashkëta, në funksion të mirëqenies së shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë takimit më kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama , deklaroi se ishte kënaqësi si kryeministër i Qeverisë së Kosovës të pres në takim mikun e tij Edi Rama, për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të qytetaqrëve të Kosovës, dhe një herë i urojë zgjedhjen e tij kryeministër me besimin e plotë të qytetarëve të Shqipërisë.

“Natyrisht se do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme, e re, e fillimit të bashkëpunimit bilateral, në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ne diskutuarm edhe në takimin që e kishim të përbasghkët si dy kryteministra, gjithastu edhe në nivel të ministrave përkatës që sot janë në ekipën e kryeministrit Rama, dhe të Qeverisë së Repubkës së Kosovës."

"Ministrat do të kenë takime të vecanta secili me secilin gjatë ditës, dhe ne i kemi inkurajuar që marrëveshjet që janë në proces të përmbyllen më shpejtë, natyrisht, të hapet mundësia e marrëveshjeve të reja, dhe mundësisht ato çështje që janëj diskutuar më herët të pëmbyllen, por edhe të mos mbesin në gjysmë të rrugës, por të konkretizohen”, theksoi Thaci.

Thaçi gjatë këtij takim informoi kryeministrin Rama për njohjet që po vijnë Republikës së Kosovës, dhe domosdoshmërinë e njohjeve të reja duke shtuar se ka besim të plotë që kryeministri Rama, Ministria e Jashtme, dhe kabineti qeveritar i Shqipërisë do të luaj rolin e rëndësishëm në sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën.

“Tani më Kosova ka 101 njohje, meritojmë dhe do të kemi njohje të reja. Gjiythashtu diskutuam për marrëdhëniet në rajon, e informova kryeministrin Rama për marrëdhëniet e shkëlqyera të shtetit të Kosovës me të gjitha vendet, me Maqedoninë edhe me Malin e ZI, gjithashtu edhe me të gjitha vendet e rajonit, ndërsa, me theks të veçëantë diskutuam dhe e informova kryeministrin Rama për marëveshjen në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë të 19 prollit."

"E kemi diskutuar edhe më herët dhe unë e falëndeorjë gjithë politikëkn e Shqipërisë, kryeministrin Rama, ish-kryeministrin Berisha, kryetarin e Parlamentit, Meta, dhe gjithë spektrin politik në Shqipëri për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi të rëndësishëm të Kosovës, pra, atë të normalizimit të marrëdhënjëve Kosovë-Seri, me reflektime për paqen stabilitetin dhe perspektivën evropiane, rajonale”, tha Thaçi.

Thaçi shprehu besimin e plotë në vizionin e Edi Ramës për një Shqipëri evropiane, ndërsa theksoi se pret nga gjithë kabineti i ri qeveritar i Shqipërisë që të luaj rol të rëndësishëm për ngritjen e numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës.

Në nëntor të këtij viti, qeveritë e dy vendeve do të mbajnë një mbledhje të përbashkët. Kryeministri Rama paralajmëroj se kjo do të jetë një mbledhje ku do të fillojë procesi i bashkëqeverisjes strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Çdo ministër duhet të jap llogari para të dy qeverive në mënyrë periodike për detyrat dhe projektet dhe për zbatimin e detyrave të përbashkëta”, tha Rama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)