18 Janar 2025

Kosova e Shqipëria dakordohen të mbajnë mbledhje të përbashkëta

Prishtinë, 11 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së  Shqipërisë tashmë janë dakorduar që të organizojnë mbledhje të përbashkëta të të dy qeverive.

Përmes një komunikate për media qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj nisme është vendosja e një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe institucionalizuar në mes dy shteteve tona.

\"Duke qenë se mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive do të shënonte edhe simbolikisht fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit, ajo assesi nuk do të duhej të bëhej cak sulmesh dhe interpretimesh elektorale, për më tepër që kalendari i mbledhjes së përbashkët ishte dakorduar para caktimit të datës së zgjedhjeve\", theksohet në njoftim.

\"Sidoqoftë, duke dashur që me çdo kusht të ruajmë integritetin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe qeverive tona, sot kërkuam mirëkuptimin e Qeverisë së Shqipërisë që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)