17 Janar 2025

Kosova e Serbia sot shkëmbejnë zyrtarët ndërlidhës

Prishtinë, 17 qershor - Nga sot, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punë në kryeqytetin serb Beograd, për deri sa homolog i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeviq.

Në këtë ditë, Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë zyrtarët ndërlidhës që do të vendosen në zyrat e tyre në kuadër të Bashkimit Europian.

Sot nga ora 12:00 formalisht do të bëhet hapja e misionit të Kosovës në Beograd dhe të njëjtën ditë do të vendoset edhe zyrtari ndërlidhës i Republikës së Serbisë në Prishtinë.

Si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në po të njëjtën ditë edhe zyrtari serb, Dejan Pavicevic, do të vijë në kryeqytetin e Kosovës për të filluar punën e re.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)