16 Janar 2025

Kosova e Serbia edhe më larg marrëveshjes

Prishtinë, 13 prill - Arritja e një marrëveshjeje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duket gjithnjë e më pak e mundshme.

Derisa ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, baronesha Chaterine Ashton do të udhëtojë për në Beograd për të bindur palën serbe për ta nënshkruar marrëveshjen, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se Serbia nuk ka ndryshuar pozicionin.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për mediet se qëndrimi i Prishtinës është i prerë, që zgjidhja për veriun të arrihet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Sipas kryeministrit Thaçi, Qeveria e Kosovës nuk lëviz nga ky pozicion. Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se Beogradi po bën dramë, dhe se është në interesin e tyre që të pranojnë marrëveshjen.

“Mbetet në duart e lidershipit të Serbisë të pranojë apo jo, sepse Kosova ka dhënë propozimet e saj, të cilat janë kushtetuese dhe ligjore dhe nga ky qëndrim nuk do të lëvizim. Serbia është në dilemën midis integrimeve apo izolimit.\"

\"Nëse zgjedh rrugën e integrimeve evropiane, duhet të arrijë marrëveshje me Kosovën”, është shprehur Thaçi, duke shtuar se Serbia po bën dramë me këtë proces, dhe se tani është momenti të lëvizet përpara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)