18 Janar 2025

Kosova e meriton të jetë anëtare e familjes Evropiane

Prishtinë, 9 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti sot në takim, Prof. Dr. Rainer Lindner, drejtor ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike të Evropës Lindore dhe dy anëtarët e delegacionit të tij, Helge Tolksdorf, dhe Znj. Anja Quiring të shoqëruar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, Dr. Blomeyer me të cilët biseduan për çështjet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përgatitjeve për fillimin e negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), por edhe për avancimin e Kosovës në procesin e Liberalizimit të Vizave.

Ndër tjera u diskutuan sfidat aktuale të Republikës së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme; prioritetet e Qeverisë së Kosovës duke iu referuar integrimit Evropian dhe avancimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se:” MSA për Kosovën është e një rëndësie të veçantë si mjet i ankorimit të rrugës Evropiane të Kosovës, por mbi të gjitha i kontribuon Kosovës drejt realizimit të një reforme të qëndrueshme mbarështetërore. Ministrja theksoi që  nisja e negociatave e gjen Republikën e Kosovës të përgatitur si rezultat i një pune paraprake të bërë nga të gjitha institicuionet e vendit.\"

\"Ndërsa, për procesin e liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku njoftoi delegacionin për rrjedhën e plotësimit të kritereve dhe rekomandimeve  të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avancim me integrimin Evropian”.

Poashtu, Ministrja Çitaku tha se Kosova do të prodhoj argumente të mjaftueshme përmes të cilave Gjermanisë do ti bëhet më e lehtë përpjekja e saj për të bindur këdo që ka nevojë se Kosova e meriton të jetë anëtare e familjes Evropiane.

\"Dhe se për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit, nuk e synojmë ta kërkojmë një rrugë më të shkurtër, por kërkojmë që BE-ja të vlerësoj punën që po bëjmë bashkërisht në përmbushjen e kritereve, qoftë nga studimi i fizibilitetit qoftë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”.
 
Nga ana e tij Dr. Lindner tha se: Qeveria Gjermane do të mbështet fuqishëm rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Po ashtu, përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përgatitjet që kanë bërë për fillimin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Si dhe përkushtimin e tyre në adresimin e kritereve dhe rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)