02 Maj 2024

Kosova e Maqedonia thellojn bashkëpunimit në ekonomi

Prishtinë, 21 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Popovski. 

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë, për forcimin e këtij bashkëpunimi dhe për tema tjera me interes të përbashkët.

Kryeministri Hashim Thaçi pasi ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë ka theksuar se është në interes të të dyja vendeve dhe të rajonit thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit, bujqësisë, transportit, infrastrukturës, doganave, bashkëpunimit ndërkufitar dhe në aspekte tjera të rëndësishme për Prishtinën dhe Shkupin zyrtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal, që është në interes të paqes, stabilitetit dhe proceseve integruese në rajon.

Në këtë aspekt, Kosova ka ndërtuar një bashkëpunim të shkëlqyer me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe jemi të bindur që në një të ardhme të afërt bashkëpunimi do të ndodhë edhe mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura – u shpreh kryeministri Thaçi.

Në takim me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, kryeministri Thaçi ka ritheksuar mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen që Maqedonia i ka dhënë Kosovës, veçanërisht me njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës, vendosjen e raporteve diplomatike, përkrahjen publike të Kosovës pas prezantimit të opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përkrahjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës, rolin konstruktiv dhe mbështetës për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, si dhe mbështetjen e Kosovës në procese tjera.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Popovski falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe theksoi se Qeveria e Maqedonisë e sheh Qeverinë e Kosovës partnere të sigurtë në avancimin e procesve integruese dhe zhvillimore në rajon.

Ministri Popovski në takim me kryeministrin Thaçi prezantoi gatishmërinë e Qeverisë së Maqedonisë që bashkëpunimi mes dy vendeve të fuqizohet edhe më tej, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ngase forcimi i këtij bashkëpunimi jep sinjale të qarta për implementimin e plotë të kritereve dhe standardeve europiane të integrimit nga të dyja vendet tona – tha z.Popovski. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)