Kosova e Maqedonia nisin negociatat për bashkëpunim juridik
Prishtinë, 5 mars - Sot, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, kanë mbajtur një takim në të cilin kanë negociuar lidhur me marrëveshjen për ndihmë juridike në çështjet civile.
Republika e Kosovës negocion për herë të parë një marrëveshje bilaterale në fushën e bashkëpunimit juridik në çështjet civile.
Kjo marrëveshje do të kontribuoj në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve si dhe do të lehtësoj realizimin e kërkesave në mënyrë të shpejt dhe efikase për të gjithë qytetarët.
Njëkohësisht, kjo është marrëveshja e katërt në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Më parë këto dy shtete kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradim, transfer të personave të dënuar dhe ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Takimi i sotëm shënon takimin e parë në mes të dy grupeve negociatore lidhur me këtë marrëveshje.
Ndërkohë që, te dyja palët shprehen gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë edhe në të ardhmen.