17 Janar 2025

Kosova duhet t'i plotësojë kushtet e kërkuara nga BE për vizat

Prishtinë, 10 nëntor -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për angazhimet e vazhdueshme të institucioneve të vendit në procesin e integrimit evropian, si e vetmja rrugë për shtetin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, falënderoi raportuesen Lunaçek për kontributin dhe përkrahjen e saj të pakursyer për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe në mekanizma të tjerë të BE-së, duke ia lehtësuar kështu Kosovës rrugën euro-integruese.

Kryeparlamentari Veseli përsëriti edhe njëherë kërkesën për heqje sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

“Nëse do të vijë lajmi për liberalizim të vizave për Kosovën, atëherë ai do të vijë nga zonja Lunaçek”, theksoi kryetari Veseli.

Nënkryetarja e PE-së, Lunaçek, nga ana e saj, tha se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në perspektivën evropiane dhe për liberalizimin e vizave, por institucionet e Kosovës duhet t\'i plotësojnë kushtet e kërkuara.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë t\'i plotësojë kriteret e kërkuara dhe do të punojë në agjendën e reformës evropiane në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)