20 Janar 2025

Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura

Prishtinë, 6 maj -  Demokracia Sociale e Kosovës (DSK) u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë unik në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

“Republika e Kosovës edhe në të kaluarën e ka pasur të patjetërsueshme të bëjë kompromise të dhimbshme. Edhe tani kur jemi në procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, edhe kushtëzimi që po bëhet me ulëset e rezervuara, do të jetë i pamundshëm pa një kompromis.

DSK-ja mendon se nëse nuk bëhet transformimi tani me këtë përbërje parlamentare në të ardhmen do të ishte shumë më i vështirë. Këtë e themi duke u bazuar në atë që, në parlamentin e ri, i cili do të formohej pas zgjedhjeve që do të mbahen gjatë këtij viti, partitë minoritare edhe pse do të fitonin më pak vende në parlament do të jetë shumë më e vështirë bindja e tyre rreth transformimit të FSK-së në FAK”, është thënë në komunikatën e DSK-së.

Më tej është thënë se DSK-ja është e vetëdijshëm se po bëhet diskriminim në përfaqësimin e popullatës shumicë në parlamentin e Republikës se Kosovës, por, sipas këtij subjekti politik rrethanat politike në të cilat ndodhemi është më me vend t’u sigurohen ulëset e rezervuara edhe për një mandat minoriteteve, në mënyrë që të arrihet transformimi i FSK-së në FAK.

“Krijimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës edhe pse me vonesë dhe nuk guxojmë të kemi vonesa edhe më tej, është i rëndësisë jetike për kompletimin e institucioneve mbrojtëse të shtetit tonë, e cila do t’i kontribuonte paqes dhe stabilizimit rajonal, e edhe më gjerë duke u anëtarësuar edhe në mekanizmat euroatlantik”, është thënë në këtë komunikatë të DSK-së.

DSK-ja ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të arrihet një marrëveshje në mes të liderëve të partive përfaqësuese në parlament, që transformimi i FSK-së në FAK të ndodh në këtë legjislaturë.

“Në parlamentin e ardhshëm një gjë e tillë do të jetë edhe më e vështirë. Për ta arritur pastaj një transformim të FSK-së në FAK, do të ishte e patjetërsueshme mbajtja e referendumit gjithëpopullorë për një transformim të tillë”, është thënë në komunikatën e DSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)