02 Shkurt 2025

Kosova duhet të merret me problemet reale e jo me demarkacionin

Prishtinë, 17 shtator - Kosova duhet të merret me problemet reale që i ka e jo të shpenzojë energji nëse kufiri me Malin e Zi ka lëvizur pak në majë të malit, ka thënë ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.

Ai në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore”, duke komentuar ashpërsimin e debatit mbi demarkacionin me Malin e Zi, diplomati britaniku ka thënë se Kosova ka probleme shumë më të mëdha, sikurse janë luftimi i korrupsionit, sundimi i rendit e i ligjit, zhvillimi ekonomik.

O’Connell ka folur edhe për vendimin e Kuvendit të Kosovës që t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, kjo është hera e parë që lidershipi i Kosovës tregoi se është i gatshëm të ballafaqohet me akuzat për krime që kanë mundur të ndodhin në të kaluarën.

“Ka pasur krime të shkaktuara nga të gjitha palët dhe kjo nuk bëhet për të thënë se njëra palë është më fajtore se tjetra. Vetëm duhet siguruar drejtësi për viktimat që kanë mundur ta pësojnë”, ka thënë ai. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)