21 Janar 2025

Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë me qasje të re

Prishtinë, 26 dhjetor - Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Muhamet Kelmendi ka thënë se Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë por me një qasje të re.

Ai në një intervistë për Epoka e Re ka theksuar se ky proces duhet të zhvillohet në bazë të parimit ndërkombëtar të reciprocitetit.

Sipas Kelmendit, Kosova nuk ka fituar asgjë nga dialogu por ka bërë gabime të njëpasnjëshme.

Ai ka vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk do ta ndërlidhë çështjen e integrimit të Serbisë me njohjen e Kosovës por, sipas Kelmendit, do të kërkojë krijimin e raporteve të mira dhe vazhdimin e dialogut.

Edhe sikur Serbia të pranohet në BE, ai ka thënë se nuk do të mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës, meqë Bashkimi Evropian nuk do t’uia japë Serbisë të drejtën e vetos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)