22 Janar 2025

Kosova drejt qeverisë gjithëpërfshirëse

Prishtinë, 15 nëntor - Faktori ndërkombëtar me ngulm po kërkon zhbllokimin e ngërçit politik në Kosovë. Tashmë ka filluar të marrë jetë skenari i paralajmëruar më herët, për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Pjesë e këtij skenari do të jenë PDK-LDK dhe Lista Serbe.

Mundësia që të jetë pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse do t’i ofrohet edhe AAK-së së Ramush Haradinajt.

Burime të gazetës tribuna bëjnë të ditur se sipas këtij skenari, kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë asnjëri nga liderët e këtyre partive.

“Kryeministri është vendosur që të jetë konsensual”, ka thënë ky burim ndërkombëtar në kushte anonimiteti.

Sipas tij, qeveria e ardhshme do të jetë me mandat jo të plotë. Me këtë skenar janë njoftuar edhe liderët e PDK-së dhe LDK-së të cilët kanë pasur një ditë të gjatë takimesh e konsultash.

Fillimisht Thaçi është takuar me ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson, pas saj, lideri i PDK-së ka zhvilluar një takim me presidenten Atifete Jahjaga. Kjo e fundit pas takimit me Thaçin ka takuar edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)