19 Janar 2025

Kosova do të vendos reciprocitet me BeH për vizat

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar sot se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës imponimin e vizave për shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës për të hyrë në Kosovë.

Ai u ka lënë autoriteteve boshnjake një ultimatum që nëse deri më 15 janar të vitit të ardhshëm nuk marrin masa në lehtësimin e hyrjes së shtetasve të Kosovës në Bosnjë, atëherë Prishtina do të ndërmarrë masa reciprociteti.

“Në një nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, unë si Ministër i Jashtëm do të propozoj vendimin për vendosjen e regjimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën.

Në këto gjashtë vitet e fundit autoritetet shtetërore në Sarajevë janë treguar të papërgjegjshme ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj duke aplikuar viza dhe krijuar kushte shumë të vështira për të udhëtuar lirshëm ne Bosnjë.

Kjo nuk ka qenë dhe nuk është në frymën e bashkëpunimit rajonal siç e kemi me vendet e tjera. Prandaj nëse deri me 15 janar të vitit 2014 nuk hiqen vizat për Kosovën, si masë reciprociteti do t’u duhet edhe qytetarëve të Bosnjës te marrin viza në një nga pikat kufitare të Kosovës”, ka thënë Ministri Hoxhaj në një postim të tij në “Facebook”.

Bosnja dhe Hercegovina vazhdimisht ka mbrojtur qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke refuzuar ta njohë dhe zhvillojë marrëdhënie me shtetin e ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)