16 Janar 2025

Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në nismat rajonale

Prishtinë, 28 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, zotëri Goran Svilanoviq, në kuadër të vizitës së tij në Kosovën me rastin e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë rajonale të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Gjatë takimit, Presidentja Jahjaga e vlerësoi anëtarësimin e Republikës së Kosovës në RCC si një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që ndihmon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe qasjen e shteteve për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta ndaj sfidave globale me të cilat përballet Ballkani.

Presidentja e Kosovës, zonja Jahjaga theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është opcioni i vetëm për vendet e Ballkanit dhe se kjo rrugë nuk ka alternativë tjetër. Kosova është plotësisht e përkushtuar në këtë rrugë dhe në agjendën e saj evropiane, si shtet sovran, faktor i paqes dhe stabilitetit, që promovon dhe ndjekë parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat stabilizojnë rajonin dhe hapin rrugën e një zhvillimi më të hovshëm ekonomik.

Presidentja Jahjaga e siguroi  Svilanovic se Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në të gjitha nismat rajonale që do të ndihmojnë rrugëtimin e vendit tonë dhe të mbarë rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, z. Svilanovic theksoi se në kuadër të bashkëpunimit rajonal të cilin organizata e tij e ka mision, prioritetet e RCC në vitet e ardhshme janë zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i rajonit, me qëllim të uljes së papunësisë dhe ngritjes së standardit të jetesës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)