03 Maj 2024

Kosova do të përfaqësohet si subjekt shtetëror në të gjitha nivelet

Prishtinë, 6 shkurt - “Nuk do të ketë asnjë shtesë në emërtimin e Republikës së Kosovës, as si 12 44, e as si fusnotë”, ka deklaruar Presidentja Atifete Jahjaga.

“Në procesin e dialogut ne kemi hyrë si palë të barabarta dhe Kosova përfaqësohet si subjekt shtetëror në të gjitha nivelet, dhe si e tillë do të vazhdojë të përfaqësohet edhe tash e tutje”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për Deutsche Welle .

Ndërsa ka thënë se zgjidhja e vetme për tri komunat në veri është zbatimi i plotë i pakos së Ahtisaarit.

“Serbët, qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët jetojnë në pjesë të tjera të territorit të Republikës së Kosovës, nëpërmes procesit të decentralizimit janë integruar në mënyrë jashtëzakonisht të mirë përbrenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe këtë praktikë duhet të aplikojnë edhe në tri komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme prezencën e Republikës së Kosovës në konferencën e 48-të të Sigurisë në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)