17 Janar 2025

Kosova do të konsolidoj sistemin unitar të drejtësisë edhe në veri

Prishtinë, 30 nëntor - Ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri, në një deklaratë për media ka thënë së bisedimet e djeshme në Bruksel për çështjet e drejtësisë kanë qenë të frytshme dhe ato do të vazhdojnë edhe sot.

"Jemi shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit", ka theksuar ajo

Zbatimi i marrëveshjes për drejtësi sipas minstres Tahiri mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së shpejti funksionimin në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat të Republikës së Kosovës.

Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës /Nr. 03/L-199  neni 2.7, përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore.

Tahiri ka shtuar se Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës.

Zbatimi i kësaj marrëveshje siç ka deklaruar ajo i jep fund ish strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës.

"Këto struktura paralele de facto kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa de jure shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish struktura paralele."

"Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, theksoi ajo", ka theksuar në fund ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)