Kosova do të ketë qeveri pro europiane, pro NATO dhe multi-etnike
Prishtinë, 9 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga Igor oltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.
Presidenti Thaçi falënderoi Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë, u shpreh Presidenti Thaçi.
Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën. Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm, u shpreh Soltes.
Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike.