07 Maj 2024

Kosova do të bëhët shembull në rajon për barazi gjinore

Prishtinë, 21 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Grupin Themelues të Asociacionit të Grave në Ekonomi, të kryesuar nga znj.Afërdita Saraçini Kelmendi.

Në takim morën pjesë edhe znj. Mimoza Kusari zv/kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Drejtorja e USAID-it për Kosovë, znj. Maureen Shauket.

Presidentja Jahjaga me Grupin themelues të Asociacionit të Grave në Ekonomi bisedoi për progresin e arritur në themelimin e këtij asociacioni, që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të gruas.

Presidentja Jahjaga duke falënderuar Grupin themelues për punën e bërë deri më tani theksoi se duke marrë parasysh përvojën dhe profesionalizmin e grave të përfshira në themelimin e kësaj organizate “jam shumë e sigurt që do të jeni në gjendje të krijoni një organizatë e cila do të avancojë edhe më tej pozitën e gruas në vendin tonë dhe do ta bëj Kosovën shembull në rajon për barazi gjinore”.

Asociacioni i Grave në Ekonomi është një iniciativë që ka dalë nga Samiti Ndërkombëtar i Gruas, që u mbajt në Prishtinë, nga 4-6 tetor, 2012 nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Kjo iniciativë po realizohet me përkrahjen edhe të zv/kryeministres Kusari dhe të misionit të USAID-it në Kosovë. 

Asociacioni i Grave do të jetë një organizim i pavarur dhe jopolitik dhe do të jetë në shërbim të fuqizimit të gruas në ekonominë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)