Kosova do të aplikojë për t'u bërë pjesë e OKB-së
Prishtinë, 21 nëntor - Në fjalën e tij në Komisionin e Punëve të Jashtme, ministri Enver Hoxhaj ka thënë se në gjysmën e parë të 2014-së, Kosova do të aplikojë për t'u anëtarësuar në disa agjenci të OKB-së.
Sipas tij, gjatë 2014-së do të nxirret edhe strategjia për anëtarësimin në OKB, shkruan Koha Ditore.
"Këtë vit kemi hartuar një dokument strategjik se si t'i qasemi Organizatës së Kombeve të Bashkuara",-ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj megjithatë është kritikuar nga deputetët për deklarimin se Rezoluta 1244 e OKB-së është e vdekur.
Skënder Hyseni, ish-ministër i Jashtëm, tha se Qeveria e ka ringjallur këtë rezolutë, kur ka pranuar ta përfshijë në Fusnotë.