27 Dhjetor 2024

Kosova do ta ketë shpejt qeverinë e re

Prishtinë, 15 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se lideri Albin Kurti, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, me ç'rast kanë diskutuar për mundësinë e thellimt të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ky subjekt politik ka thënë se Kurti, ka shprehur bindjen gjatë takimit, se Kosova do ta ketë shpejt qeverinë e re.

Mes tjerash në takim, Kurti është cituar t’i ketë thënë Kosnettit se në të ardhmen Kosova do të ketë mundësi të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në projekte që “ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”.

Ambasadori Kosnett, në anën tjetër, ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa në takim është diskutuar për rrugën përpara të Kosovës.

“Ne u bëjmë thirrje partive që të punojnë shpejt për të krijuar një qeveri dhe parlament, që u shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe adresojnë të gjitha sfidat”, ka deklaruar Kosnett.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)