01 Maj 2024

Kosova dhe Suedia marrëveshje për luftimin e krimeve të rënda

Prishtinë, 18 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur sot në një takim zyrtar, znj. Beatrice Ask, ministre e Drejtësisë në Mbretërinë e Suedisë dhe një delegacion me zyrtarë të lartë të këtij shteti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se sot nënshkruam marrëveshjen për bashkëpunim në zbatimin e ligjit për parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda, ku janë të përfshirë edhe komponenta për zbatim të ligjit. Kjo marrëveshje pas ratifikimit nga ana e Presidentes, do të fillohet të implementohet.

“Ne kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe me herët, qoftë me policinë, qoftë në forma tjera, mirëpo tash janë konkretizuar në formë më të saktë. Është shumë me rëndësi që të kemi edhe shkëmbimin e informatave dhe vizitave të kohë pas koheshe studimore të komponetave të policisë dhe tjera, në mënyrë që të prevenojmë forma të ndryshme të krimit të organizuar, trafikimit me armë, qenie njerëzore etj”, theksoi Rexhepi.

Ministri Rexhepi, vuri në duke se një numër i madh i qytetarëve kosovar jetojnë në Suedi dhe duhet pasur kujdes që ata qytetarë të jenë të intriguar atje.

Ai, tha se gjithashtu kërkojmë ndihmën e Suedisë për institucionet e sundimit të rendit dhe ligjit, që të ndihmojnë  në Evropol dhe Interpol që të ketë shkëmbim të informatave në mënyrë që kriminelët që kërkohen ndërkombëtarisht, mos të kenë Kosovën vend të sigurt të strehimit.

“Ky bashkëpunim është me rëndësi, sidomos tash pas marrjes së Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, i cili na obligon që me shumicën e shteteve të BE-së të kemi edhe atashetë policor dhe Suedia do të jetë vendi i parë që e pranon me dëshirë që ne të identifikojmë dhe ta dërgojmë një atashe policor, i cili do të ndihmonte në një bashkëpunim shumë më të mirë në shkëmbimin e informatave”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë në Mbretërinë e Suedisë, Beatrice Ask, tha se kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Qeverinë e Kosovës, mirëpo është me rëndësi që të  kemi edhe në marrëveshje dy paleshe për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

“Natyrisht, sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe në bazë të praktikave, shohim që organizatat kriminale janë duke punuar me armë, me droga dhe me trafikime të çfarëdolloj, të cilët veprojnë në një botë në hije krahasuar me pjesën tonë. Besoj se do të kemi një bashkëpunim edhe më të mirë në këtë aspekt”, tha ministrja Ask.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)