Kosova dhe Shqipëria nënshkrujnë sot bashkëpunimin ndërkufitar

Prishtinë, 9 shtator - Sot në Prizren, nënshkruhet marrëveshja e financimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Republikës së  Kosovës dhe Republikës së  Shqipërisë. 
Në kuadër të Komponentës së dytë të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA) të Komisionit Europian e cila ka të bëjë me Bashkëpunimin Ndërkufitar (BNK), në Prizren nënshkruhet marrëveshja e financimit të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe Shqipërisë.  
Nga institucionet e Republikës së Kosovës marrin pjesë  Znj. Vlora Citaku, Ministre e Ministrisë së Integrimit Europian dhe Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic. 
Ndërsa nga ana e Republikës së Shqipërisë, në ceremoni marrin  pjesë Znj. Majlinda Bregu, Ministre e Ministrisë për Integrim Europain dhe zyrtare te tjerë të Ministrisë. 
Ceremonia e nënshkrimit mbahet në Restoranin Holiday, sheshi i Shatërvanit, Prizren. 















