15 Janar 2025

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje në fushën penale

Tiranë, 6 nëntor - Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë thëlluar marrëdhëniet në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

 Ky thëllim bashkëpunimi u bë gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë në mes të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministrit të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Eduard Halimi, të cilët nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale - ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe ndihmë të ndërsjellë juridike.

Pas nënshkrimit të dy ministrat thanë së këto marrëveshje pritet të fuqizojnë akoma më shumë raportin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve për të luftuar së bashku kriminalitetin ndër-shtetëror, si dhe do të lehtësojnë punën e sistemit gjyqësor.

Po ashtu, të dy ministrat u pajtuan për krijimin e grupeve punuese për përafrimin e legjislacionit, duke u bazuar në traditën kombëtare, juridike dhe aspiratat e dy vendeve për anëtarësim në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)