\"Kosova dhe Shqipëria konfirmojnë bashkepunimin në fushën e integrimit Evropian\"
Tiranë, 1 tetor - Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, u.d. Ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli takoi Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Evropian të Qeverisë së Republikës Shqipërisë.
Dy ministrat bashkëbiseduan rreth zhvillimeve të pergjithshme politike. Ministri Kasapolli njoftoi Ministren Gjosha për zhvillimet e fundit sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe procesit të Liberalizimit të Vizave.
Ndërsa, nga ana tjetër Ministrja Gjosha informoi Ministrin Kasapolli për hapat e fundit që Qeveria e Shqipërise është duke i ndërmarrë pas marrjes së statusit të kandidatit.
Dy ministrat vlerësuan lartë bashkepunimin e dy qeverive dhe dy ministrive respektive në fushën e integrimit Evropian.