Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme evropiane
Prishtinë, 3 qershor - Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme evropiane dhë për këtë të dy vendet duhet që të punojën së bashku që të rrisin zhvillimin në dy anët.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në hapje të mbledhjes së dy qeverive, ka thënë se Shqipërinë Kosovën e bashkojnë qëllimet e njëjta politike dhe integruese. Afrimi dhe bashkëpunimi me ju ska qenë më i mirë se në këtë epokë, sepse ne kemi edhe qëllimet e njëjta politike dhe integruese, kemi të njëjtën gjuhë ekonomike dhe shtetërore.
\"Këto janë vlera, parime dhe koncepte për të cilat dy qeveritë tona do të vazhdojnë të punojnë, për ti afruar sa më shumë dy shtetet tona dhe për ti çuar proceset integruese në të mirë të stabilitetin në rajon, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se Kosova është për fqinjësi të mirë, duke iu referuar pakënaqësive me Demarkacionin me e kufirit me Malin e Zi. Ne jemi për fqinjësi të mirë dhe normale edhe në qasjen me Malin e Zi rreth demarkacionit, ne nuk konsiderojmë se po ia falim apo marrim asnjë centimetër tokë Malit të Zi, por vetëm po shënojmë vijën e mëparshme të kufirit, ka thënë kryeministri Mustafa.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e vet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se bashkimi i këtyre dy vendeve do të realizohet në flamurin evropian.
Ai ka thënë se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave shpëtoi BE-në nga një turp i madh.
Duke folur për marrëveshjet, të cilat do të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë, ai ka thënë se do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Kryeministri i Shqipërisë, ka folur edhe për të drejtat e shqiptarëve të Luginës. Maqedoninë e duam pjesë të të gjitha proceseve të integrimit, qoftë në BE apo NATO. Në anën tjetër nuk duam të rreshtim të kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve të Preshevës të respektohen të paktën sa të drejtat e pakicave në Kosovë e Shqipëri, ka thënë Rama. Po ashtu, Rama ka thënë se e mbështet pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut të Kosovës me Serbinë.