Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura
Prishtinë, 29 mars - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takojë sot Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ndikimi i luftës në Ukrainë në zhvillimet në rajon dhe masat e përbashkëta dhe Integrimet Euro-Atlantike të rajonit - Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë janë ndër temat që do te diskutohen mes dy komisioneve.
Po ashtu të dy komisonet do të diskutojn edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.