Kosova dhe SHBA nënshkruajnë sot një marrëveshje dypalëshe
Prishtinë, 29 mars - Ambasadori amerikan në Kosovë Kritsifer Dell dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të nënshkruajnë sot në Prishtinë Marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse dypalëshe mes Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një arritje të rëndësishme për partneritetin e dy qeverive, theksohet në njoftimin e Ambasadës amerikanë në Prishtinë.
Marrëveshja në fjalë përcakton procedurat për planifikim dhe implementim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor, në mes të dy vendeve.\"
\"Ajo gjithashtu riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qeverinë dhe popullin e Kosovës, theksohet në fund të njoftimit.