07 Maj 2024

Kosova dhe Serbia duhet t'i normalizojnë marrëdhëniet

Prishtinë, 20 nëntor - Instituti Kosovar i Paqes me mbështetje të fondacionit SOROS ka mbajtur sot një konferencë rreth negociatave aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Sot po ashtu Instituti i Kosovës për Paqe prezantoi Çmimin për Paqe për znj. Natasa Kandic për kontributin e saj të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve etnike në Ballkan.

Në hapje të konferencës drejtori ekzekutiv i KIP, Ramadan Ilazi, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të rajonit si dhe për transformimin e raporteve armiqësore ndërmjet dy vendeve. Ai shtoi se KIP beson se ky proces duhet të bazohet në pesë parime: reciprocitet dhe mirëbesim, mekanizma të zbatimit, caktimi i afateve kohore, arritja e kompromisit historik si dhe garanci  ndërkombëtare për zbatim të marrëveshjeve.

Normalizimi duhet të ndodh përmes një  traktati të paqes i cili duhet të bazohet në 3 shtylla.

1)      Një traktat paqe mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bazohet në traktatet e paqes të tjera dhe modele të aplikuara në vend të ndryshme në kohë të ndryshme historike. Një traktat paqe i suksesshëm duhet të përpilohet në bazë të rrethanave kontekstuale dhe situatës që pasqyrojnë kompromis dhe parimet e marrëveshjes në mes të dy palëve negociuese. 

2)      Njohja formale e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e domosdoshme për arsye simbolike, formale dhe praktike. Ajo do të nxisë bashkëpunimin e ndërsjellë, besimin, dhe transformimin e armiqësive.

3)      Statusi politik i veriut të Kosovës duhet të rregullohen në mënyrë të tillë që ajo do të sigurojë paqe të qëndrueshme në Kosovë, Serbi dhe rajon më të gjerë.

z. Ilazi, po ashtu deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk mund të ketë sukses pa trajtimin e duhur të së kaluarës si dhe pa zbardhjen e fatit të pagjeturve.

Natasa Candic, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë fjalimit të saj tha se 13 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë lëvizje të njëmend në përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe kjo është e pritur duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

Kjo ka bërë të nevojshme pranimin e krimit që ka ndodhur në Kosovë nga ana e Serbisë. Të gjitha qeveritë post-Milloshevic kanë premtuar se do të përmirësojnë këto marrëdhënie më Kosovën, mirëpo ato asnjëherë nuk e kanë bërë këtë, përkundrazi ato kanë thelluar armiqësinë në raport me Kosovën duke krijuar edhe institucione brenda Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Më tej ajo shtoi se marrëdhëniet Kosovë-Serbi duhet të bazohen në të vërtetën dhe e vërteta është  larg asaj që proklamohet në Serbi dhe Kosovë.  Premisë fillestare për një normalizim serioz të marrëdhënieve në mes të dy vendeve është që sa më parë të dihet fati i rreth 1800 vetave që ende rezultojnë të zhdukur që nga lufta e fundit. Në këtë kontekst bashkësia ndërkombëtare ka bërë një gabim e cila nuk ka përfshi në Marrëveshjen e Kumanovës fati i të zhdukurve dhe i të burgosurve në Kosovë.

Ndërkaq, Bajram Kosumi, ish-kryeministër i Kosovës si dhe kryesues i Bordit të KIP deklaroi se është e qartë se çështja e statusit të Kosovës tashmë është e qartë dhe secili në rajon e ka kuptuar këtë gjë. Mirëpo kanë mbetur ende shumë probleme që nevojitet të zgjidhen siç janë edhe vet normalizimi i marrëdhënieve juridike, ekonomike e sociale në mes Kosovës e Serbisë. Ai shtoi se procesi i normalizimit nuk duhet të ju lihet vetëm dy liderëve të qeverive sepse në fund do të kemi kompromis vetëm të koncepteve të të dy liderëve.

Engjëllushe Morina, anëtare e bordit të fondacionit SOROS në Kosovë, tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë  Serbi është e vetmja rrugë drejt së ardhmes së  përbashkët Evropiane.

Mirëpo qasja nuk i ishte e duhur.  Sfidë kryesore e të dy vendeve të përfshira në dialog është mungesa e llogaridhënies karshi qytetarëve të tyre.

Instituti i Kosovar i Paqes i bën thirrje Bashkimit Evropian si  lehtësues i dialogut që të ketë një platformë të qartë dhe transparente për dialog, më konkrete se 'normalizim të marrëdhënieve ".

Është thelbësore që të ketë një proces inkremental, por një qasje e tillë bart rreziqet që palët në proces në fund nuk do të nënshtrohen ndaj dispozitave të vendosura në procesin e negociatave.

Ndërmjetësimi i BE-së duhet të shmang imponimin arbitrar, dhe të përpiqet të sigurojë udhëzim dhe garancitë për palët për të siguruar një proces të qëndrueshëm që do të jep rezultatet konkrete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)