Kosova dhe Serbia dështojnë në emërimin e përfaqësive diplomatike
Prishtinë, 28 dhjetor - Qeveria e Kososvës dhe ajo e Serbisë kanë dështuar në emërimin e përfaqësive diplomatike gjatë vitit 2012, edhe pse diplomatët evropianë kishin shfaqur shpresën se marrëveshja e arritur në takimin e fundit mes dy kryeministrave, të zbatohej deri në fund të 2012-s.
Në një intervistë për Kohën Ditore, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se ka kërkuar nga ekipi që po i përzgjedh tre emrat që do të propozohen, që të rishikojë procesin për shkak të rëndësisë që Qeveria e Kosovës po i jep përzgjedhjes së diplomatit kosovar që do të jetë përfaqësuesi i parë i vendit në Serbi.