03 Maj 2024

Kosova dhe Portugalia thellojn bashkëpunimin në kulturë

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës ambasadoren e Portugalisë në Bullgari,  jo rezidente edhe në Kosovë, znj. Vera Fernandes.

Ministri Krasniqi dhe ambasadorja Fernandes kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore.

Ministri Krasniqi theksoi nevojën e thëllimit të bashkëpunimit në këto dy fusha.

Ai njoftoi ambasadoren më të arriturat e shënuara gjatë këtij viti në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë.

Ministri potencoi se ka të arritura të mëdha dhe pozitive, por shtoi se edhe më tutje mbesin shumë sfida.

Nga ana e saj, ambasadorja Vera Fernandes përgëzoi dhe vlerësoi punën që është bërë në këtë vit në të gjitha sferat që mbulon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ajo ofroi bashkëpunimin e saj, duke premtuar dhe shpresuar se në një të ardhme të afërt do të realizohen projekte të përbashkëta në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, por edhe sport dhe rini.

Ministri Krasniqi dhe ambasadorja u pajtuan që të në ardhmen të ketë edhe marrëveshje konkrete mes dy palëve për fushat e bashkëpunimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)