Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar
Prishtinë, 25 gusht - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të mbahet konferenca për media. Këto aktivitete do të zhvillohen në hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja.