19 Janar 2025

Kosova dhe Maqedonia me memorandum për informacione

Prishtinë, 4 prill - Zyra për Komunikim me Publikun e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit në lëmin e mbrojtjes të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun, Arianit Bytyçi, ndërsa në emër të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendësdrejtori i këtij komisioni, Blerim Iseni.

 
Palët nënshkruese janë dakorduar që në pajtueshmëri me legjislacionet respektive nacionale të realizojnë bashkëpunim në lëmin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik duke mundësuar:

 - Zhvillim të legjislacionit respektiv nacional nëpërmjet këmbimit të përvojave me standardet evropiane dhe ndërkombëtare (acquis communautaire),

- Mbajtje të trajnimeve me qëllim të këmbimit të përvojave nga fusha e qasjes së lirë në informacione me karakter publik.

- Pjesëmarrje në projektet “tëinning” dhe ndërmarrje të masave dhe aktiviteteve tjera për zhvillimin e kapaciteteve të shërbimit shtetëror, nëpërmjet programeve të financuara nga ana e Komisionit evropian,

- Informim të opinionit për përvojat evropiane nga fusha e mbrojtjes të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe në dokumentet publike të kapshme,

-  Popullarizimi i arritjeve të të dyja palëve nga fusha e mbrojtjes të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me zbatimin e konsultimeve të përbashkëta, iniciativave dhe aktiviteteve tjera.

-  Përforcimi i komunikimit bilateral institucional.

Bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet konsultimeve dhe koordinimit të ndihmës teknike dhe administrative.

 
Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Arianit Bytyçi e vlerësoi të rëndësishme marrëveshjen e sotme mes Kosovës dhe Maqedonisë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e transparencës dhe qeverisjes së mirë.
 
Qasja jonë do të jetë e fokusuar në proaktivitet në funksion të lejimit të plotë të qasjes në dokumenteve publike, si dhe do të angazhohemi fuqishëm në ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë së vendimmarrësve në institucionet publike në rritjen e transparencës dhe avancimin e realizimit të së drejtës për qasje në dokumente publike – tha z.Bytyçi dhe shtoi se për këtë arsye Zyra për Komunikim e Kryeministrit gjatë vitit 2014 do të përgatisë një program veprimi për për masat që duhet ndërmarrë nga institucionet për të implementuar plotësisht Ligjin për Qasje në Dokumente Publike
 
Nga ana e tij, zëvendëskryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë, Blerim Iseni theksoi angazhimin e këtij komisioni për garantimin e së drejtës për qasje në dokumente me karakter publik për qytetarët e Maqedonisë, duke shtuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes Kosovës dhe Maqedonisë, por edhe vendeve tjera të rajonit është i rëndësishëm për forcimin e vlerave të rendit demokratik edhe në këtë pjesë të Evropës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)