Kosova dhe Kroacia thellojnë marrëdhëniet diplomatike
Kroaci do të angazhohet që tek vendet me te cilat ka marrëdhënie të mira të lobon për pavarësinë e Kosovës, tha me këtë rast ambasadori Kramariq.
Ai informoi ministrin Beqaj për angazhimin e Ambasadës së Kroacisë në Kosovë që në procedurat për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës të aplikohen dispozitat e marrëveshjes të cilën Kroacia e ka me Shqipërinë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për vizitën e ministrit Beqaj në Kroaci.
Ministri Beqaj gjithashtu i përcolli ambasadorit Kramariq shqetësimet e qytetarëve te Kosovës lidhur me procedurat e dhënies së vizave në përfaqësitë diplomatike konsullore të Kroacisë.
Në takim u vlerësua se përkundër marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve nevojitën angazhim i gjithanshëm në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve si në fushën politike ashtu edhe atë ekonomike.