Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje në fushën penale
Prishtinë, 11 maj Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, Orsat Miljenic.
Gjatë këtij takimi u vlerësua së Republika e Kosovës dhe ajo e Kroacisë kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit kroat të dhënë për Kosovën, në të gjitha proceset e zhvillimit të saj.
Po sot, Ministri Kuçi dhe Ministri Miljenic në emër të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Duke vlerësuar këtë marrëveshje si të rëndësishme për dy shtetet në luftën kundër dukurive negative dhe krijimin e një shoqërie demokratike ku sundon rendi dhe ligji, të dy ministrat shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në fushën civile dhe në atë të gjyqësorit.