20 Janar 2025

Kosova dhe Kroacia kanë miqësi të thellë dhe gjëra të përbashkëta

Prishtinë, 26 janar - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq.

Zëvendëskryeministri Thaçi i dëshiroi mirëseardhje ambasadores Kapitanoviq, duke uruar që të vazhdohet bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme mes dy shteteve tona dhe tani duhet të kërkojmë mënyra për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në rrafshin ekonomik”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi.

Thaçi theksoi se Kosova dhe Kroacia kanë miqësi të thellë dhe shumë gjëra të përbashkëta. Ai gjithashtu e falënderoi ambasadoren kroate për mbështetjen që shteti i saj po vazhdon t’i japë Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO si dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kapitanoviq u shpreh se Kroacia dhe Kosova gëzojnë raporte të shkëlqyera, një bashkëpunim më i vjetër se sa vet dy shtetet gjegjëse, dhe se këto marrëdhënie veçse po thellohet edhe më shumë.

Ambasadorja Kapitanoviq nënvizoi se në të dy vendet diaspora respektive kontribuojnë në thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Në fund, ambasadorja Kapitanoviq tha se Kroacia e mbështet Kosovën në aspiratën për t’u bërë anëtare e BE-së dhe e NATO-s dhe se shteti i saj do të vazhdojë t’i japë përkrahje konkrete Kosovës në këto procese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)