22 Janar 2025

Kosova dhe Katari të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Prishtinë, 14 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të martën në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Yousef Hassan Al-Saai, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, ministri Hoxhaj gjatë takimit theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Pasi e njoftoi për progresin, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, Hoxhaj e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimin politik, ekonomik dhe tregtar.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, jorezident në Republikën e Kosovës, Yousef Hassan Al-Saai, shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në nxitjen e bashkëpunimit dypalësh me fokus ekonominë dhe tregtinë.

Ambasadori po ashtu theksoi që Katari do të vazhdoj të mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në shtimin e numrit të njohjeve dhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)