Kosova dhe Hungaria të gatshme për të thelluar bashkëpunimin ekonomik
Prishtinë, 19 shtator - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Takimi ndërmjet zëvendësministrit Murtezaj dhe ambasadorit Markusz është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për takimin e komisionit të përbashkët ndërshtetëror Kosovë-Hungari, të cilin nga pala kosovare e kryeson zëvendësministri Murtezaj.
Me ketë rast zëvendësministri Murtezaj e ka falënderuar ambasadorin hungarez për ndihmën e vazhdueshme të shtetit të tij dhënë Kosovës dhe ka theksuar se komisioni ndërshtetëror është duke bërë përgatitjet për takimin e parë lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, nga i cili takim pritet edhe të nisin projekte konkrete në fushën e ekonomisë.
Zëvendësministri Murtezaj dhe ambasadori Markusz kanë folur për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë dhe mundësitë e investimeve të dyanshme.