23 Janar 2025

Kosova dhe Gjermania me marrëveshje për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të udhëton të hënën për në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij, Heiko Maas, me ç’rast do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit juridik për çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje ndërshtetërore është e natyrës së veçantë, pasi që përfshinë rregullimin e pesë fushave: ndihmën e ndërsjellë juridike, ekstradimin, transferimin e personave të dënuar, luftën kundër terrorizmit  dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo është Marrëveshja e parë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, e këtij modeli, që të dyja palët nënshkruajnë. Me këtë Marrëveshje palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale që janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)