29 Prill 2024

Kosova dhe Belgjika flasin për thellimin e marrëdhënieve

Prishtinë, 24 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Pascal H. Gregoire. 

Duke e falënderuar kryetarin Krasniqi për pritjen, ambasadori belg theksoi nevojën e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe shfaqi gatishmërinë që ta shtyjë përpara këtë proces.

Përkitazi me këtë, kryetari Krasniqi vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të shtrihet edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi ambasadorin Gregoire për përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika ka dhënë dhe po jep për Kosovën dhe, njëkohësisht, shfaqi nevojën për mbështetje të veçantë nga Belgjika për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)