Kosova dhe BE diskutojnë për reformën në administratën publike
Prishtinë, 2 qershor - Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të mbajnë diskutimet politike të nivelit të lartë për reformën e administratës publike në Kosovë për të rishikuar progresin e shënuar dhe të për tu pajtuar për veprimet përcjellëse.
Këto diskutime do të zhvillohen rreth dy shtyllave të kornizës strategjike të Reformës së Administratës Publike: Zhvillimi i Politikave dhe Koordinimit dhe dhe Zhvillimi i Shërbimeve Publike dhe Resurseve Njerëzore, Ofrimi i Shërbimeve dhe Përgjegjwsia.
Ndërsa diskutimet do do të fokusohen në zbatimin e strategjive kryesore: Strategjia për modernizimin e administratës publike, Strategjia për përmirësimin e planifikimit dhe bashkërendimit të politikave dhe Strategjia për rregullim më të mirë.