Kosova dërgon atashe të sigurisë në Berlin
Berlin, Prishtinë, 27 korrik - Qeveria gjermane ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ta dërguar një atashe të sigurisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Epoka e re, nga një burim qeveritar, ka siguruar notën verbale të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, në të cilën njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, se Qeveria Federale e Gjermanisë nuk e kundërshton themelimin e një posti të atasheut të sigurisë, pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë përshëndet Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe duke iu referuar notës verbale nr. 666/12 të datës 27 korrik qershor 2012, ka nderin ti kumtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se Qeveria Federale nuk kundërshton themelimin e një posti të atasheut të sigurisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, është thënë në notën verbale.