Kosova brenda pak ditësh do të njihet edhe nga tre shtete
Duke u përgjigjur kritikave të deputetit Fatmir Limaj, rreth orientimit të gabuar të politikës së jashtme, vetëm në njohje, ministri Hoxhaj e ka mohuar këtë duke thënë se absolutisht nuk është e vërtet që politika e jashtme e Kosovës është orientuar vetëm në njohje.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet brenda PDK-së, ku ka thënë se personalisht nuk e ka si synim kreun e partisë, por shprehet PDK, duhet të vazhdojë të rifreskohet me kuadro të rinj.
Për kreun e PDK-së, kryeministrin Hashim Thaçi, Hoxhaj thotë se është një lider dhe profil përtej Kosovës i politikanit, dhe se lidershipi i tij e ka fuqizuar PDK-në.
Ndërsa aderimin e Kadri Veselit në PDK, e vlerëson si lajm të mirë, që fuqizon PDK-në por edhe Kosovën.
I pyetur për vendimin e qeverisë për aplikimin e vizave për disa shtete, Hoxhaj ka theksuar se nuk do të ketë asnjë ndikim te njohjet e reja