Kosova bëhet me 4.187 evropian të rinj
Prishtinë, 27 prill - Kampanja Ne jemi gati-Bashkohu edhe ti e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës si dhe programet mbështetëse të saj që po vazhdon që 60 ditë në shumë komuna të Kosovës i ka anëtarësuar 4.187 të rijnë që kryesisht janë të rijnë mbi 18 vjeç nga shkollat e mesme si dhe student nga universitete të ndryshme.
Në këtë kampanjë deri më tani janë përfshirë Komuna e Prishtinës, Ferizajit, Shtimes, Vitisë , Kaçanikut, Hani Elezit dhe Gjakova ndërsa me komunat të tjera do të shtrihet kampanja për mesë të rinjve të komunave të ndryshme të vendit.
Udhëheqësit e kampanjës Ne jemi gati-Bashkohu edhe ti e vlerësojnë si shumë të suksesshme kampanjën e cila po synon ti anëtarësoj 7.000 të rijnë në Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës, e përmes kësaj të rritet edhe roli dhe ndikimi i të rinjve në jetën publike të Kosovës.
Presidenti i KREK-ut , Avdullah Hasani këtë projekt e ka vlerësuar si njërin ndër më të rëndësishmit që e ka realizuar Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës.
Të rinjtë e vendit ton duan dhe meritojnë një trajtim krejt ndryshe dhe shumë më të mirë se aj që e kanë tani, prandaj, po synohet që të unifikojmë dhe bashkohemi së bashku sa ma shumë të rijnë, kryesisht student dhe së bashku me KREK-un të jemi përball çdo padrejtësie ndaj të rinjve dhe të bashkuar për ti realizuar kërkesat tona theksoi Hasani