20 Janar 2025

Kosova avancon bashkëpunimin me Maltën dhe Hungarinë

Prishtinë, 3 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, George William Vella si dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Laszlo Szabo.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimeve, i njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane.

Duke e falënderuar për përkrahjen e Maltës dhe të Hungarisë, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këto dy shtete mike, në të gjitha fushat.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maltës, George William Vella, ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Maltës për zhvillimin ekonomik, integrime evropiane dhe proceset tjera të Kosovës.

Ministri Vella, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maltës për thellimin e  bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Laszlo Szabo, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë, theksoi gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në rrugën eurointegruese, përmes ofrimit të përvojave të Hungarisë. 

Gjatë takimit me zëvendësministrin Szabo, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë,  njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, një theks i posaçëm iu kushtua mundësive të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)