21 Janar 2025

Kosova asnjëherë nuk do të bëhet eksportuese e ekstremizmit

Prishtinë, 11 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, zotëri Ian Cliff, ambasadoren e Republikës së Francës, zonjën Maryse Daviet, zëvendësambasadorin e Republikës së Gjermanisë, zotëri Matthias Kiesler dhe zëvendësshefin e Misionit në Ambasadën e Republikës së Italisë, zotëri Salvatore Marino, të cilët i njoftoi për aktivitetet e institucioneve të Kosovës  në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

Presidentja Jahjaga theksoi se çështja e ekstremizmit dhe terrorizmit po trajtohet me përparësi të veçantë dhe tha se së bashku me mekanizmat e sigurisë ka bashkërenduar veprimet institucionale për t’u përballur me këto kërcënime.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet një eksportuese e ekstremizmit dhe terrorizmit si dhe nuk do të shndërrohet në një bazë për elemente të këtilla.

Ajo tha se Kosova do të punojë ngushtë me shtetet mike për të çrrënjosur këtë kërcënim jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe më gjërë.

Ambasadorët e shteteve të Quint-it vlerësuan lart angazhimin e Presidentes Jahjaga dhe të institucioneve përgjegjëse të sigurisë duke theksuar mbështetjen e qeverive të tyre në parandalimin dhe luftimin e kërcënimit nga ekstremizmi.

Presidentja Jahjaga gjatë ditës së sotme ka pritur në takime të veçanta edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, drejtorin e AKI-së, zotëri Bashkim Smakaj si dhe ushtruesin e detyrës së kryeporkurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha, dhe vlerësoi lart punën e secilit institucion në garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare. `

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)