18 Maj 2024

Kosova aplikon regjimin e vizave për 87 shtete

Prishtinë, 2 janar - Duke filluar nga sot, Kosova ka filluar me aplikimin e regjimit të vizave për shtetasit e 87 vendeve të ndryshme të botës.

\"Nga aspekti i sigurisë së brendshme, aplikimi i regjimit të vizave është një masë parandaluese sepse nëpërmjet sistemit të vizave mund të identifikohen e të ndalohen elementë të rrezikshëm potencialë,\" i tha SETimes Artan Behrami, krye-zëdhënësi për ministrinë e jashtme.

Behrami shtoi se sistemi i vizave krijon gjithashtu një bazë për udhëtarët që të informohen për kushtet që t\'u jepet viza hyrëse për në Kosovë.

\"Ky regjim pritet të ketë një ndikim pozitiv në reduktimin e mundësive që Republika e Kosovës të përdoret si një vend transit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe si një vend transit për imigracionin e paligjshëm drejt vendeve të BE,\" tha Behrami.

Ministria e jashtme e Kosovës vuri në dukje se regjimi i vizave është një mjet për të qenë më pranë BE, veçanërisht kur vjen puna te kontrolli kufitar, transiti i të huajve dhe identifikimi dhe neutralizimi i elementëve që përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë e Kosovës dhe të vendeve të BE.

Burim Ramadani, një anëtar i parlamentit të Kosovës dhe një ekspert i sigurisë, tha se aplikimi i sistemit të vizave është një masë e rëndësishme për të parandaluar kërcënimet ndër-vendore.

\"Terrorizmi dhe krimi i organizuar janë kërcënime globale,\" i tha RamadaniSETimes, duke shtuar se qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente në këto vendime. Kosova, si një pjesë e udhëkryqeve midis lindjes e perëndimit si dhe Afrikës e Rusisë, është kurdoherë nën kërcënime ndër-vendore dhe globale. Prandaj, ajo duhet të bashkërendojë fort politikat e aj anti-terroriste dhe kundër krimit të organizuar, me vendet kryesore të BE dhe SHBA.\"

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Paqes të Kosovës, i tha SETimes se regjimi i vizave do të ndihmojë përmirësimin e sigurisë, \"ndonëse zhvillimet e dekadës së fundit kanë treguar se kufizimet në lirinë e lëvizjes nuk kanë qenë në gjendje të pengojnë planet për sulmet terroriste.\"

\"Siguria në rajon dhe siguria në vend duhet të bazohet në përparimin e vazhdueshëm të organizmave të rendit të ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit policor në rajon,\" tha Iliazi.

Rregullat e reja do të kërkojnë personel shtesë në konsullatat e Kosovës, me gjithë se numri dhe kostoja për të mbushur të tilla pozicione nuk është përcaktuar. Kur plani u njoftua, ministri i brendshëm Bajram Rexhepi tha se ishte e mundur që Kosova mund \"të bashkëpunonte me një vend në rajon dhe ata mund të bënin shërbimet për ne.\"

Ministria e jashtme nuk ka nxjerrë listën e 87 vendeve, por e përditshmja e Kosovës Koha Ditorebotoi një listë që përfshinte Rusinë, Kinën, Afganistanin, Irakun, Jemenin, Libinë dhe Sirinë. Gazeta nuk nxirrte burimin e informacionit të vet.

Behrami tha se përpilimi i listës u bazua në arsye të sigurisë dhe jo në marrëdhënie politike. Asnjë vend fqinj nuk është në listë dhe aty nuk përfshihen gjithashtu vendet që janë pjesë e BE apo zonës Shengen.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave nga BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)